Emisarit për Misione të Posaçme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell i ka reaguar përsëri deklaratve të Albin Kurtit.
Ky reagim i Grenell vjen pasi Kurti përsëri tha se marrëdhëniet Kosovë-ShBA s’kanë asnjëherë më mirë, transmeton Demokracia.com
Grenell pas kësaj deklarate ka reaguar në “X”, duke e quajtur “deluzional” Kurtin.
“Deluzional. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të ulëta. Albin Kurti është dënuar nga Administrata e Parë Trump, Administrata Biden, NATO, BE, Ambasada e SHBA, Antony Blinken, etj.”, shkroi Grenell.