Ish-komandati i UÇK-së, Azem Syla gjatë ditës së sotme ka vizituar babain e ish-presidentit të vendit Hashim Thaçi që tash e disa ditë po qëndron i shtrirë në Spital.
‘’Sot, ne oret e pasdites ish -Komandanti Suprem i UÇK-sẽ z. Azem Syla i shoqeruar me kardiokirurgun Arber Kutllofcin vizituan babain e ish presidentit te Republikes se Kosoves z. H . Thaqit, Haxhi Thaqin cili gjendet ne trajtim mjekeser ne spitalin Amerikan në Prishtine’’, ka shkruar ai.
