Kandidati i PDK-së, Bedri Hamza, nga Prizreni, ka thënë se qytetarët kanë dy zgjidhje.
Punë me ekip apo spektakël. Atë që dëgjon apo atë që bërtet, duke aluduar në kryeministrin Kurti.
“Qytetarë të Prizrenit, Në këto zgjedhje, zgjidhja është e qartë. Program realist apo pa program fare?! Punë me ekip apo spektakël i një personi?! Ai që dëgjon apo ai që bërtet?! Unitet apo përçarje?! Padyshim që me program realist, me punë ekipore, duke i dëgjuar kërkesat e qytetarëve dhe duke u bashkuar për një Kosovë ma të mirë!”, tha ai.