Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin F.L., për veprën penale “Vrasje e rëndë”.
Sipas Prokurorisë, F.L. dyshohet se më 23 janar 2025, në malet e fshatit Manastirc, ka privuar nga jeta në mënyrë mizore viktimën B.V., për motive ende të panjohura.
Pas kryerjes së krimit, ai dyshohet se e ka groposur trupin e viktimës për të fshehur gjurmët dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
t më 5 shkurt nga disa banorë të fshatit Manastirc, ndërsa i dyshuari është ndaluar nga autoritetet dhe ndodhet në masën e ndalimit 48-orësh./Indeksonline/