Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë qytetarët e Kosovës se është shtyrë afati për regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta.
Sipas njoftimit të KQZ-së, afati është shtyrë deri më 06.02.2025, në ora 12:00.
“Shtyhet afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, njofton të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, se është shtyrë afati për regjistrimin për Votimin e Personave me Nevoja të Veçanta, deri më 06.02.2025, në ora 12:00”, thuhet në njoftim.