“E-Kosova” nga sot (e mërkurë) do të ketë edhe dy shërbime të reja online.
Në bashkëpunim me Bankën Qendrore të Kosovës (BQK), në platformën ‘e-Kosova” janë lëshuar dy shërbime të reja në kuadër të kategorisë “Financat”.
Kategoria e parë ka të bëjë me raportin kreditor për personat fizik dhe juridik dhe kategoria e dytë me raportin i llogarive bankare për personat fizikë dhe juridikë janë dy shërbimet e reja që do të jenë në funksion të qytetarëve nga sot.