Lëvizja Vetëvendosje ka paguar për rreth 960 reklama nga 4 janari deri më 2 shkurt, kjo gjatë kohës së fushatës zgjedhore.
Sipas të dhënave në platformën “Meta”, një gjë e tillë partisë në pushtet i ka kushtuar mbi 10 mjë e 600 euro.
Vetëm gjatë javës së fundit, pra në prag të zgjedhjeve, Vetëvendosje ka shpenzuar mbi 5 mijë e 500 euro në reklama, kjo vetëm në faqen zyrtare në rrjetin social “Facebook”, të partisë në pushtet.
Partitë tjera që po garojnë në zgjedhje, vërehet se kanë shpenzuar shumë më pak në reklama.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paguar për 99 reklama gjatë muajit janar e shkurt në faqen e tyre zyrtare në Facebook, transmeton nacionale.
Partia Demokratike e Kosovës ka paguar 13 reklama, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës asnjë.