Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, gjatë një tubimi elektoral në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë, theksoi se Kosova nuk ka nevojë për tanke, por për “anti-tanke” që t’ia “shkatërrojmë Serbisë tanket”.
“Nuk na duhen tanke, por anti-tank.
Tanket i ka Serbia, e na blejmë çka i shkatërron ato.
Aeroplana s’blejmë, se Kosova e vogël sahora del në Shqipëri.
Drona nga Turqia, Javelin nga Amerika, po blejme Black-Hawk
Dhe gjithashtu do ta ndërtojmë fabrikën e municionit, e vetë do të prodhojmë dronat made in Kosova.” – tha Kurti.