Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në selinë e partisë ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörn Rohde.
Përmes një postimi në Facebook, Abdixhiku ka bërë të ditur se gjatë takimit e ka njoftuar ambasadorin gjerman për zhvillimet e fushatës elektorale, duke theksuar momentumin e mirë që, sipas tij, po përjeton LDK-ja në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit.
“Në Selinë Qendrore të LDK-së, prita ambasadorin e Gjermanisë Jörn Rohde. Atë e njoftova për ecurinë e fushatës eloktorale dhe momentumin e mirë nëpër të cilin po kalon Lidhja Demokratike e Kosovës në tubimet e mëdha elektorale në gjithë Kosovën!
E falenderova për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë; siç dhe e njoftova për projektet kryesore që do të nisim si qeveri pas datës së 9 shkurtit.
Investimet gjermane, në Kosovë, do të trajtohen me prioritet strategjik.” – tha kreu i LDK-së.