Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Gjakovës ka arrestuar një person.
Ai ishte shpallur në kërkim për shkak të veprën penale të vjedhjes.
‘’Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Gjakovë, më 17 dhjetor 2024 publikoi fotografinë e një personi të dyshuar për një rast vjedhjeje, me synimin për ta identifikuar dhe arrestuar’’, thuhet në njoftimin e policisë transmeton Klankosova.tv
I dyshuari me inicialet T. T., i lindur në vitin 2005 me vendim të prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje
“Policia e Kosovës shpreh falënderim të veçantë për kontributin e mediave dhe angazhimin e qytetarëve në bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e vazhdueshme të këtij partneriteti për garantimin e sigurisë dhe mirëqenies së përgjithshme”, thuhet tutje në njoftim.