4 persona kanë mbetur të vrarë nga sulmi tragjik që ndodhi sonte në Deçan, e në mesin e tyre edhe një vajzë, shkruan Gazeta Metro.
Një e afërm e viktimës, e cila ishte nxënëse duke udhëtuar me autobusin që u sulmua, ka reaguar e tronditur në lidhje me vdekjen e saj.
Ajo tha se nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur sot, derisa shtoi se viktima ishte vajza e invalidit.
“O Zot, nuk mundem as të besoj as të imagjinoj që kjo i ndodhi sot, Genta vajza e dajës tim Florim, vajza e dajës tim i cili me plagë lufte në trup e tash me plagë të përjetshme në zemër, DAJËS TIM QË NË LIRI; PËR T CILËN DHA PJESË TË TIJ TI NDODHË KJO
PLOTËSISH E SHOKUAR”, ka shkruar ajo.