Kryetari i Komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri, ka bërë të ditur se është kërcënuar përmes rrjeteve sociale.
Zeqiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, tregoi edhe personi nga i cili është kërcënuar për herë të katërt.
“Kërcënohem përmes rrjeteve sociale nga i njëjti kriminel për herë të katërt. Ky qyqar (KUKAVIC) i MUP-it të Serbisë më kërcënon me vrasje dhe mi ofendon Herojt dhe figurat historike të Popullit Shqiptar. Ky frikacak i ndyrë nuk ka guxim të përballet me mua por më kërcënon përmes rrjeteve sociale”, ka shkruar Zeqiri në rrjetin social Facebook.