Naim Ismajli, kandidat për deputet i Partisë Demokratike të Kosovvës (PDK), ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7, të dielën.
Ai ka shprehur kritika për Qeverinë Kurti, ku ka thënë se regresi ka qenë në të gjitha fushat.
Ismajli tha se kishte regres në ekonomi, por edhe në siguri e marrëdhëniet ndërkombëtare.
“Zhgënjimi ndodhi për faktin se jo vetëm oferta e madhe e mashtrimi i madh që ndodhi në Kosovë, mirëpo edhe fakti që përformanca e tyre për katër vjet jo që ishte në kuptimin e progresit, por ne kishim regres në të gjtiha fushat”.
“Regresi në shtyllat kryesore, zhvillimi ekonomik është karakterizu me një ngecje të hatashme, pastaj qasja karshi bizneseve. Pastaj në çështjen e sigurisë, për shembull në u ballafaquam me gjëra mungesa bazike të FSK-së, ushqimin e veshmbathje. Më pas në kuptimin e marrëdhënieve ndërkombëtare kemi degradu komplet”, ka thënë ai.