I pari i PDK-së, Memli Krasniqi ka shprehur ngushëllime për vdekjen e tre fëmijëve në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.
Ai me anë të një postimi në rrjetin social, ka shprehur dhimbje pafund për humbjen e tre fëmijëve.
Postimi
Dhembje e pafund për vdekjen tragjike të tre fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës. Në këto momente zie, jemi pranë familjeve të tyre me zemër e mendje, për të ndarë dhembjen e tyre të madhe.
Ngushëllimet më të sinqerta për të gjithë. Zoti ju dhashtë forcë për ta përballuar këtë humbje të rëndë!