Kandidatja për deputete nga koalicioni AAK, Nisma, Ideal, Lavdije Deliu sot ka pasur takim me disa gra dhe vajza të Skenderajt, shkruan Gazeta Papirus.
“Një takim frymëzues me gratë dhe vajzat e Skënderajt”, ka shkruar ajo.
Ajo shtoi se ka pasur nderin të takoj gratë dhe vajzat e Skënderajt, nga të cilat ka marr mbështetje dhe kurajë për të vazhduar edhe më fuqishëm.
“Gratë janë shtylla e familjes dhe e shtetit, prandaj ndjehem e nderuar të jem zëri i tyre në Parlament”, shtoi ajo.
Postimi i saj i plotë:
Një takim frymëzues me gratë dhe vajzat e Skënderajt!
137☑ 54☑
Sot pata nderin të takoj gratë dhe vajzat e Skënderajt, nga të cilat mora mbështetje dhe kurajë për të vazhduar edhe më fuqishëm që të jem zëri i tyre në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
Gratë janë shtylla e familjes dhe e shtetit, prandaj ndjehem e nderuar të jem zëri i tyre në Parlament. /Gazeta Papirus/