Partia Demokratike e Kosovës, (PDK) po mban tubim në qytetin e Vushtrisë, aty ku edhe udhëheq me kryetarin e këtij qyteti, Ferid Idrizi.
Tubimi i PDK-së në Vushtri, ku folës ishte kryetari i qytetit, Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, e pritet edhe fjala e kandidatit për Kryeministër Bedri Hamza, duket ndër më masivët deri tash. Palestra “Jeton Tërstena” është stërmbushur nga qytetarët.