Kandidati për deputet në radhët e LDK-së, dhe njëkohësisht edhe drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, Krenar Xhaferi, ka bërë të ditur se kanë filluar ndërtimin i rrethrrotullimit në rrugën C.
Xhaferi, përmes një postimi në facebook është shprehur se përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.
Ndërsa theksoi se projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastukturore.
“Mirëmëngjesi nga terreni!
Në mes të Rrugës C kemi filluar ndërtimin e rrethrrotullimit, i cili, përveçse do të rrisë sigurinë në komunikacion, do të lehtësojë edhe lëvizjen për banorët e kësaj zone.
Projekt pas projekti dhe hap pas hapi, po vazhdojmë me siguri drejt ndryshimeve infrastrukturore!”, ka shkruar Xhaferi.