Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të dhunës në familje në Zubin Potok.
Burrë e grua janë përleshur mes vete.
“DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM TRUPOR
Zubin Potok 30.01.2025 – 16:00. Janë arrestuar dy të dyshuar, një mashkull dhe një femër kosovarë (bashkëshortë), pasi që të njëjtit nën ndikim të alkoolit janë përleshur fizikisht në mes vete. Të dy kanë pësuar lëndime trupore dhe pas pranimit të tretmanit mjekësor, me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet ne mbajtje, ndërsa e dyshuara në strehimore” – ka shkruar PK-ja.