Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka bërë fushatë nëpër Gjakovë, ku tash në mbrëmje do të ketë edhe tubim me qytetarë.
Hamza e ka vizituar edhe KonSonin, i cili njihet për rrjetin e shitjes edhe nëpër Prishtinë.
Ai ka premtuar se do t’i mbështes prodhuesit vendorë.
“I gjeni kudo produktet e freskëta të tyre, por unë sot erdha në Gjakovë për ta parë nga afër përkushtimin e punëtorëve të Konsonit për rritjen e zogjve. Industria e mishit të zogjve, pulave dhe vezëve ndikon drejtpërdrejtë në zinxhirin e furnizimit të ushqimit dhe krijon vende pune për qindra familje.
Unë do t’i mbështes prodhuesit vendorë!
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.