Kandidati për deputet, Valon Grabovci, ka shpërndarë një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka prezantuar programin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për përmirësimin e kushteve të punës dhe mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve, shkruan Gazeta Papirus.
Grabovci, së bashku me punonjësit e kompanisë “Veding” të mikut të tij, Bashkim Dragaj, shpalosi angazhimet e PDK-së për formimin e Gjykatës së Punës, duke garantuar që çdo punonjës të gëzojë të drejtat e tij.
Ai gjithashtu theksoi se me Bedri Hamzën si kryeministër, bizneset do të trajtohen me dinjitet dhe do të kenë mundësi të zhvillohen më tej. “Kosova mundet #MaMirë”, përfundoi Grabovci.