Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e të enjtes, ku një grua ka humbur jetën pas rënies nga një ndërtesë në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë.
Policia ka konfirmuar ngjarjen dhe ka nisur hetimet për të zbardhur detajet e tjera.
Viktima është identifikuar si 33-vjeçarja, Njomza Maxhuni. Ekipet mjekësore, që kanë arritur në vendin e ngjarjes, e kanë konstatuar vdekjen e saj.
Policia ka dalë menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar lokacionin me shirita, ndërsa hetuesit e Policisë, në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse, kanë filluar hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë tragjedi.