Një grua ka humbur jetën sot në Prishtinë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se viktima ka rënë nga një ndërtesë.
Derisa Ahmeti, bëri të ditur se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat- shkruan Gazeta Papirus.
“Sot rreth 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një ndërtesë. Viktimë në këtë rast është një person (femër), vdekjen e së cilës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje. Aktualisht hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë përkatëse, janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, deklaroi ajo për “Front Online”.
Ndërsa Gazeta Papirus ka siguruar pamjet ekskluzive nga vendi i ngjarjes ku viktima kishte rënë.