“Referendum” i quajti zgjedhjet e 9 shkurtit, kryetar i i Vetëvendosjes, Albin Kurti, në tubim zgjedhor nga Rahoveci.
Votën për opozitën e quajti votë “për të rrënuar punët tona të mira”.
“Zgjedhje ka më 2029, por tash ka referendum – për të vazhduar përpara punët e mira – ose për t’u kthyer prapa për të rrënuar punët tona të mira. I thoni “Po” referendumit. Progresi i këtyre katër viteve është ndjerë cep më cep Republikës”.
“Ata që janë janë pasuruar pa punë do ta mësojnë sistemin ‘cent për cent’. Këtu në Rahovecë pikë-pikë, e ata milionë-për-milionë. Byroja do t’ia kthejë cent për cent popullit pasurinë e vjedhur”, tha ai.