Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar me 10 mijë euro Lëvizjen Vetëvendosje për akuzat e Donika Gërvallës për vrasje ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Gërvalla, gjatë një tubimi të fushatës zgjedhore në Deçan, e akuzoi Haradinajn për vrasje.
Kush u mundue për nderë, nderë ka gjetë. Prandaj unë mendoj që aq më pak meriton respekt kush sakrificën personale apo atë familjare e përdor për si arsyetim për krim, për korrupsion, për vrasje apo për mashtrim”, tha ajo.
Në këtë tubim me simpatizantë të LVV-së në Deçan, Gërvalla e quajti Haradinajn edhe “gjeneral të vetshpallur”.
Vetëvendosja i është përgjigjur ankesës, duke thënë se Gërvvalla në asnjë moment nuk e ka akuzuar askënd për vrasje.
Sipas LVV-së, as cilësimi “gjeneral i vetshpallur” nuk cenon ndonjë dipozitë të Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme.
Megjithatë, PZAP ka vendosur që ka fakte për deklaratat e Gërvallës dhe se e njëjta ka thyer Kodin e Mirësjelljes për Subjektet Politike, Mbështetësit e tyre dhe Kandidatët – duke e dënuar kështu VV-në me 10 mijë euro.
Vendimin e plotë mund ta gjeni këtu