Në Qendrën Korrektuese në Dubravë të Istogut, policia të mërkurën ka gjetur 8 paketime marihuanë në peshë të 11 gramëve.
Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se sasia në fjalë është gjetur derisa është bërë një kontroll, në gypin e një dhome.
Për rastin është njoftuar prokurori, rasti është iniciuar si posedim i narkotikëve.