Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nisma Socialdemokrate, Forumi Intelektual E30, Artan Nimani në rrjetin social Facebook ka shprehur kënaqësinë ndaj bashkëvendasëve të tij në Bec, shkruan Gazeta Papirus.
Ai shtoi se ky takim i dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt.
Postimi i tij i plotë:
Sonte pata kënaqësinë e madhe të takohem me bashkëvendasit e mi të dashur në Bec, fshatin e traditës, punës së ndershme dhe qëndresës çlirimtare.
Ky takim më dha energji dhe frymëzim të jashtëzakonshëm, duke parë përkushtimin dhe besimin e tyre për një Kosovë të zhvilluar në çdo aspekt.
Mbështetja juaj masive për koalicionin “Për Kosovën Fituese” 137 dhe për mua si kandidat me numrin 25 është dëshmi e vlerave të larta që na bashkojnë.
Bashkë do ta ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë!
Beci dhe gjithë Dushkaja mbeten shembull i forcës, qëndresës dhe vizionit për sukses. Faleminderit nga zemra!/Gazeta Papirus/