“Ide të mençur”, e quajti ironikisht kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, një deklarim të mëparshëm për kryeministër me rotacion nga opozita, që e kishte dhënë me Ramush Haradinaj, kryetari i AAK-së.
Liderët e opozitës i quajti “kinse kandidatë” për kryeministra.
“I kemi do kinse kandidat për kryeministra. Kur e dishin ata që edhe ju pe dini, që ata skthehen më në pushtet. Njani prej tyne e solli ni ide shumë të meçme. Tha bahemi kryeministra me rotacion”, tha ai.
“Pra duke e ditur që askush nuk do tju besoj, thanë me rotacion – por ju e dini cka bëhet me rotacion…s’ka kryeministra me rotacion, qeveria vazhdon edhe pas 9 shkurtit, ne e duam vendin tonë, Kosova Republikë e jo Kosova klan”, tha ai.