Kosova ka marrë donacion nga Fondacioni Khalifa Bin Zayed Al Nahyan i Emirateve të Bashkuara Arabe, ndërtimin dhe pajisjen e një laboratori të hematologjisë në Spitalin Pediatrik “H.H Sheikha Fatima bint Mubarak” në Prishtinë.
Kështu ka bërë të ditur Donika Kadaj-Bujupi, këshilltare e presidentes Vjosa Osmani.
Ajo ka shtuar se në kuadër të kësaj mbështetjeje, së shpejti pritet edhe dorëzimi i pajisjeve mjekësore për Spitalin Rajonal të Gjilanit dhe QKUK-në.
“Në emër të Presidencës, falënderojmë nga zemra Emiratet e Bashkuara Arabe, Khalifa Bin Zayed Al Nahyan Foundation, të cilët me këtë donacion po vazhdojnë ndihmën e tyre për Kosovën”, ka shkruar Kadaj-Bujupi në Facebook.