Neymar Junior po kthehet tek rrënjët e tij. Sulmuesi brazilian ka rënë dakord reciprokisht për të ndarë rrugët me Al Hilal dhe për t’iu bashkuar Santosit.
Mediumet braziliane zbulojnë se sulmuesi do të fitojë 163 mijë euro në muaj, së bashku me 90 për qind të çdo të ardhure të krijuar nga produktet ose aktivitetet e marketingut që lidhen me të, për gjashtë muajt e ardhshëm.
Për dallim, Neymar fitonte rreth tetë milionë euro në muaj në Arabinë Saudite – shumë kjo mbi 40 herë më e lartë sesa sa pritet të marrë tek Santosi.
Sulmuesi brazilian vuajti lëndime të rënda që kur iu bashkua klubit arab nga PSG për një shumë afër 100 milionë euro.