Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka kritikuar ministrin e Financave, Hekuran Murati, për mungesën e projekteve investive konkrete.
Rukiqi ka thënë se, pavarësisht shumë mundësive dhe angazhimeve, ministri Murati nuk ka qenë në gjendje të prezantojë asnjë projekt të vetëm që do të kishte një ndikim të dukshëm ekonomik.
“654 milionë EURO. Nuk ke në gjendje më e përmend: NJË projekt të vetëm. Që pse këta ikin nga debati dhe ballafaqimi“, tha ai duke shtuar se ata janë sfiduar publikisht për të numëruar së paku tri projekte investive, por që nuk mundën të paraqesin asnjë.
E kemi thënë më zë këtë. I kemi sfidu publikisht me i numëru, së paku tri projekte investive. Këta jo tri, po nuk e kanë një të vetëm”.
“P.S. Prej këtij nuk pritet ma shumë. Paranë vetanake, të investuar në aksione, e ka të deklaruar më humbje”.