Kryeshefi i N.P “Termokos”, Fisnik Osmani së bashku me kryetarin e Komunës së Prishtinës Përparim Rama dhe nënkryetarin Alban Zogaj, kanë shpallur tenderin për projektin “Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Solare”, Loti 1 – Impianti i Ngrohjes Qendrore, raporton Ekonomia Online.
Përmes realizimit të këtij projekti, u tha se do të ketë mundësi të ofrohen shërbime për 32 mijë qytetarë të Prishtinës në pesë lagje: Tophane, Prishtina e Vjetër, Lakrishte, Kalabria dhe Mahalla e Muhaxherëve.
“Solar4Kosovo është projekti i vetëm i këtij lloji në Ballkan dhe i dyti më i madhi në Evropë për nga madhësia. Ai do të prodhojë energji të pastër termike me një kapacitet prej 50 MW, përmes paneleve solare termike me sipërfaqe 63,000 m² dhe një rezervuari për akumulimin e ujit të ngrohtë me kapacitet 380,000 m³”, thuhet në njoftim.
“Përfitimet për Prishtinën në aspektin mjedisor do të jenë të mëdha, duke e vendosur kryeqytetin në hartën botërore të qyteteve të gjelbra. Ky projekt do të mundësojë një kursim prej 44,000 ton CO₂ në vit.
Ftesë për aplikim
Aplikantët e interesuar janë të ftuar të paraqesin aplikimet e tyre. Parakualifikimi përfshin prokurimin e një impianti solar të ngrohjes qendrore, i cili përbëhet nga:
Një rezervuar sezonal për ruajtjen e energjisë termike të ujit (PTES)