Është vetlënduar një person në fshatin Sine të Istogut, pasiqë ka manovruar me paragllajd në oborrin e shtëpisë së tij.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i lënduari është dërguar në emergjencën e spitalit të Pejës.
Tutje, në konfirmim thuhet se policia në lidhje me këtë ngjarje është njoftuar rreth orës 10:48.