Lajmin e ka bërë të ditur vet viktima, në një postim në grupin ‘Network Prishtina’ në Facebook
Ajo ka thënë se për këtë çështje të qenve endacakë nuk po di ku të drejtohet, derisa ka treguar se si ka ndodhur ngjarja.
“Nuk po di as ku me u drejtu. Në afersi të fakulteteve unë sot përjetova një sulmim dhe kafshim nga qenët endacak ku edhe u dergova direkt nga persona shoqerues ne emergjence dhe mora trajtim mjeksor ne QKUK , nuk kam fjale me pershkru gjendjen emocionale dhe fizike timen.! Po të mos ishin dy vajza qe me kane dale ne ndihme po besoje qe ata qenë mkishin hanger mire edhe pse mangu nuk ia lan”, ka shkruar ajo.
Qentë endacakë janë problemi më shqetësues në Prishtinë dhe ende institucionet nuk po marrin masa. Nuk është hera e parë kur këta qenë kafshojnë njerëz, më herë ka ndodhur që kanë kafshuar edhe fëmijë të moshave të reja.
Si neglizhencë e institucioneve qytetarëve po u rrezikohet siguria dhe shëndeti në kryeqytet dhe jo vetëm, pasi probleme me qenë endacakë ka
edhe në komuna tjera. Më poshtë keni postimin e vajzë e cila u kafshua nga qentë