Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se sot, më datë 28 janar 2025, rruga në Kralevë, Serbi, është bllokuar nga protestues, të cilët po pengojnë qarkullimin e automjeteve.
Për të shmangur vonesat dhe problemet gjatë udhëtimit drejt pikës kufitare Jarinje, kjo qendër dhe Policia e Kosovës, këshillon udhëtarët që të përdorin pika të tjera kufitare deri në një njoftim të ri, transmeton klankosova.tv.