Kandidati për deputet nga Nisma, Artan Nimani, ka ndarë pamje nga takimi madhështor në Ponoshec dhe Babaj të Bokës.
”Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve”, tha ai.
Postimi i plotë:
Takim madhështor në Ponoshec dhe Babaj të Bokës: Koalicioni ynë është në zemrat e qytetarëve.
Ponosheci dhe Babaj i Bokës dëshmuan edhe një herë përkushtimin e tyre ndaj vlerave kombëtare dhe vizionit për një Kosovë më të fortë dhe më të drejtë. Në një tubim madhështor, banorët e këtyre fshatrave treguan mbështetjen e tyre të palëkundur për Koalicionin për Kosovën Fituese, me numrin 137.
Këto vende, që historikisht i kanë qëndruar pranë Ramush Haradinajt në luftë dhe në paqe, dëshmuan se vazhdojnë të jenë zëri i sakrificës dhe qëndresës. Fryma e unitetit dhe mbështetja e madhe e banorëve për vizionin e Koalicionit janë garancia e fitores dhe ndryshimit të duhur për Kosovën.
Me numrin 25, unë, si përfaqësues i zërit tuaj në Parlament, angazhohem të mbroj dhe avancoj interesat e qytetarëve, duke u siguruar që kërkesat dhe nevojat e juaja të jenë gjithmonë në qendër të vendimmarrjes.
Ponosheci dhe Babaj i Bokës kanë dhënë një mesazh të qartë: Së bashku drejt fitores! Koalicioni për Kosovën Fituese është zgjedhja e duhur për një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët e Kosovës.