Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Petrit Hajdari, ka shpërndarë një postim entuziast në rrjetin e tij social Facebook, duke shprehur falënderimet për qytetarët e Klinës, shkruan Gazeta Papirus.
Ai theksoi se kudo që shkon dhe kudo që takon qytetarë, entuziazmi për ndryshimin është i jashtëzakonshëm.
Hajdari e vuri në dukje se dashuria për atdheun është ajo që e bën qytetarin e Kosovës të veçantë, dhe se kjo dashuri u shfaq fuqishëm dhe masivisht në Klinë.
Ai mbylli postimin duke theksuar se “Kosova mundet ma mirë” dhe promovoi numrin e tij si kandidat, 51, në listën e PDK-së për zgjedhjet e ardhshme.