Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar se ndërtimi i një mburoje të ngjashme me Kupolën e Hekurt në SHBA, është prioritet për vendin.
Bëhet e ditur se Trump i bëri komentet në një darkë republikane në Florida, ndërsa përgëzoi Sekretarin e tij të Mbrojtjes të konfirmuar së fundmi Pete Hegseth.
Pas uljes në bazën e përbashkët Andrews, ai konfirmoi se nënshkroi një urdhër ekzekutiv në lidhje me Kupolën e Hekurt në aeroplan, shkruan yahoonews.
“Pete Hegseth, i cili do të jetë i mrekullueshëm, meqë ra fjala, do të jetë fantastik”, tha Trump.
“Unë e njoh atë shumë mirë”, shtoi ai.
“Ai është ajo që na nevojitet për të filluar menjëherë ndërtimin e një mburoje të mbrojtjes raketore të teknologjisë së fundit Iron Dome, e cila do të jetë në gjendje të mbrojë amerikanët”, përfundoi presidenti amerikan.
Presidenti shtoi se amerikanët “mbrojnë vendet e tjera, por jo veten”.
Trump gjithashtu përmendi se presidenti Ronald Reagan ishte i interesuar për sistemin gjatë Luftës së Ftohtë, por amerikanët “nuk e kishin teknologjinë”.
“Dhe tani ne kemi teknologji fenomenale. Ju e shihni këtë me Izraelin”, vazhdoi Trump.
“Dhe gjithçka do të bëhet pikërisht këtu në SHBA 100%. Ne do të shkojmë më pas për të siguruar që të kemi forcën luftarake më vdekjeprurëse në botë”, paralajmëroi republikani.
Ndryshe, Departamenti i Shtetit tha se një Kuipolë e Hekurt është një nga prioritetet e shumta të Hegseth.
“Fusha të tjera që sekretari do të studiojë përfshijnë rivendosjen e trupave që u dëbuan për shkak të mandateve të vaksinimit COVID-19 dhe zhvillimin e një sistemi antiraketë Iron Dome”, thuhej në deklaratë.