Edëard Joseph, profesor amerikan, ka shkruar për emërimin e Peter Sorensen si lehtësues i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë.
Joseph e ka vlerësuar këtë emërim, duke theksuar se është zgjedhje e mrekullueshme.
“Zgjedhje e mrekullueshme. E njoh Peter Sorensen-in që nga koha kur të dy shërbyem gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Ai sjell një përvojë të pasur rreth Ballkanit dhe shkathtësitë e tij të forta personale në këtë pozitë kritike” – ka shkruar ai.