Komuna e Skenderajt kanë mohuar akuzat e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhi, e cila e ka akuzuar nënkryetarin e kësaj komune se ka tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit, Albin Kurti.
Derisa, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Sami Lushtaku me veturë zyrtare, 02Z, të Komunës së Skenderajt, e ka pre rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin, zëdhënësi i Komunës së Skenderajt, Amir Lushtaku ka thënë se gjithçka çka ka thënë ministrja është e pavërtetë.
“Besoj shtabi zgjedhor i degës së PDK-së do të dalë së shpejti me një reagim, por gjithçka është e pavërtetë”.
Ndryshe, LVV-ja ka mbajtur mbrëmë tubim elektoral në Skenderaj, aty pranë disa qytetarë kanë hedhur mjete piroteknike, derisa kanë ndërhyrë zyrtarët policorë.