Kandidatja për deputete nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka shprehur shqetësim për gjendjen e kryeministrit Albin Kurti. Duke folur në emisionin “DPT te Fidani”, ajo tha se nuk do të dëshironte të shihte asnjë politikan në një gjendje të tillë.
“Unë ndjej keqardhje dhe shqetësim të thellë me gjendjen e kryeministrit të Republikës së Kosovës. Nëse këto deklarata do të bëheshin nga një komedian, do të dukeshin shaka pa shije pa krip, mirëpo kur thuhen nga kryeministri i vendit, këto janë shqetësuese.” – tha ajo.
Ajo theksoi se humbja në demokraci nuk duhet të jetë fundi i botës dhe se sjelljet e fundit të kryeministrit, sipas saj, janë për keqardhje.
“Unë ndjej keqardhje dhe dhembshuri për gjendjen që e kam parë kryeministrin. Nuk është marre me humb në demokraci. Me humb nuk është fundi i botës. Mirëpo ajo lloj çirrje, ato lloj deklaratash janë vërtetë për keqardhje dhe nuk do të doja të shihja asnjë politikan ashtu”, tha Çitaku.