Një aksident i rëndë trafiku ndodhi të dielën mbrëma në fshatin Çubrel të Skenderajt, ku për pasojë humbën jetën tre persona dhe pesë të tjerë u lënduan- shkruan GAZETA PAPIRUS.
Policia bëri të ditur se në këtë aksident ishin përfshirë dy automjete, njëra prej të cilave ishte veturë zyrtare e policisë.
E neser anëtarëve të familjes Gashi do t’u jepet lamtumira e fundit më 28 janar, në ora 14:00, sipas njoftimit të familjes.
Edhe pse dita e sotme ishte ditë zie në Skenderaj disa subjekte të partive politike e respektuan këtë tragjedi që ndodhi. Partia Demokratike e Kosovës bashkëndjeu me familjarët dhe ndërpreu të gjitha aktivitetet politike në këtë qytet- raporton GAZETA PAPIRUS.
Por siç duket, kryeministrit të vendit kjo nuk i bëri përshtypje, pasi ai së bashku me bashkëpartiakët e tij shkuan për tubim elektoral në Skenderaj.
Por, qytetarët e Skenderajt nuk e kanë pritur edhe aq mirë Kurtin, ku para palestrës janë grumbulluar një numër i njerëzve duke thirrur “Sami Lushtaku” e “Thaçi”.
Qytetarët në Skenderaj të cilët ishin mbledhur përpara përkrahësve të VV-së brohorisnin edhe “PDK, PDK, PDK”, dhe jo vetëm kaq sipas disa pamjeve të siguruara gjersa Albin Kurti po vazhdonte për të hyrë në sallë për tubim elektoral të rradhës janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij./GAZETAPAPIRUS