Xhevat Mahmuti, shofer i një kompanie kosovare që organizon udhëtime të largëta, ka treguar për përvojën e tij në vozitje të gjata.
Ai thotë se është thelbësore për shoferët të pushojnë herë pas herë dhe të zbatojnë të gjitha udhëzimet për vozitje të tilla.
Ndërkaq, për ngjarjen tragjike që ndodhi në Bullgari, ai thotë se ka pasë shumë arsye që mund të kenë çuar deri te ajo. Megjithatë, ai shpreh çudi se si ka mundur autobusi të digjet i tëri.
“Mund të ketë ndikuar lagështia e rrugës, gomat, shkaqet teknike, lodhja e shoferit. Kam dëgjuar që atje edhe s’ka shenja të sinjalizimit. Një shofer profesionalist duhet ta dijë si të frenojë në momente të tilla, por kjo varet nga momenti si është situata. Si ka mundur të ndizet autobusi? S’ka pasë as gjurmë të frenimit. Tash nuk e di se si ka qenë shoferi i përgatitur. Në ato momente udhëtarët i kap paniku. Ata duhet të udhëzohen në fillim”.
Mahmuti thotë se ka dëgjuar për kompani që iu thonë shoferëve vetëm të nisen për rrugë të largëta, por pa e kontrolluar gjendjen teknike të autobusit apo përgatitje të tjera.
“Po i shoh disa autobusë në Kosovë që vozitin dhe nuk e di qysh i lejojnë të vozisin ata në komunikacion”, ka thënë ai në Klan