Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi, e ka konfirmuar se gjatë ditës e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit.
Ai për Klankosova.tv ka bërë të ditur se KQZ me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme nga ora 16:00 do të mbajë mbledhje.
Elezi ka thënë se lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi do kenë detaje mbledhje, transmeton Klankosova.tv.