GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Raporti i punës së Gjykatës Supreme: Gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë, vetëm 391 të papërfunduara

24/01/2025
në Ballina, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Raporti i punës së Gjykatës Supreme: Gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë, vetëm 391 të papërfunduara
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Supreme ka publikuar raportin e punës për vitin 2024. Në njoftimin për media thuhet Gjykata Supreme e Kosovës e ka përmbyllur vitin 2024 me një varg suksesesh që rezultojnë me publikime udhëzuesish, përmbledhjesh të vendimeve gjyqësore e organizim konferencash ndërkombëtare.

“Njëkohësisht është shënuar shkallë e lartë efikasiteti në zgjidhjen e çështjeve duke rezultuar me 92.43 për qind, (përqindje kjo e kalkuluar duke llogaritur numrin e lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura, gjatë vitit)”, thuhet në njoftim.

 

Sipas njoftimit në total, gjatë vitit 2024 janë kryer 2.187 lëndë derisa të pakryera rezultojnë vetëm 391 lëndë, ku përfshihen numër i madh i lëndëve të pranuara në fund të vitit – në një numër prej 649 sosh. Gjatë tërë vitit janë pranuar 2.366 lëndë të reja, derisa gjithsej në punë kanë qenë 2.578 lëndë.

Viti 2024 shënon lansimin e Udhëzuesit të Gjykatës Supreme për matjen e dënimit, pas përfundimit të procesit të revidimit të tij dhe publikimin e dy përmbledhjeve; Përmbledhjen nga praktika e Gjykatës Supreme në çështje civile dhe penale, dhe Përmbledhjen me vendime të përzgjedhura të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Po ashtu, gjatë vitit 2024 me një ceremoni solemne është shënuar gjashtëdhjetë-vjetori i themelimit të Gjykatës Supreme të Kosovës, si ngjarje e cila i ka paraprirë Konferencës së 14-të të Kryetarëve të Gjykatave Supreme të Evropës Qendrore dhe Lindore, e cila u organizua nga Gjykata Supreme e Kosovës me mbështetjen e Këshillit Gjyqësor dhe USAID e INL.

Viti 2024 përfshin edhe një varg aktivitetesh tjera me rëndësi, mes tyre konferenca punëtori, vizita jashtë vendit, vizita të delegacioneve të ndryshme në Gjykatë Supreme, përfshirë vizita të studentëve, nxënësve etj..

Të dhënat statistikore dhe të gjitha aktivitetet gjatë vitit 2024, janë përmbledhur në Raportin Vjetor të punës së Gjykatës Supreme, i cili është miratuar në Seancën e Përgjithshme të Gjykatës Supreme, të mbajtur me 9 janar 2025, si dhe në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, të mbajtur me datë 23 janar, pas raportimit të kryetarit të gjykatës, Fejzullah Rexhepi.

Tags: Gjykata SupremeraportiTe dhenat
ShareTweetShare
Previous Post

Tërmet në Shkodër, lëkundjet ndihen deri në Mal të Zi

Next Post

Shala kritikon KPMM: Po saboton bizneset, po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve

Next Post
Shala kritikon KPMM: Po saboton bizneset, po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve

Shala kritikon KPMM: Po saboton bizneset, po e vështirëson ekzistencën e mijëra punëtorëve

Lajmet e fundit

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

10/05/2025
Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

10/05/2025
Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

Pikëpyetje për orën që vendosi Papa Leo në paraqitjen e parë

10/05/2025
Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

Kurti s’merr përgjegjësi: Rënien në indeksin e Reporterëve pa Kufij duhet ta përmirësojnë mediat

10/05/2025
Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

Identifikohet motoçiklisti që voziste në mënyrë të rrezikshme- pamje

10/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

Trendafilova të martën në Kosovë, veteranët kundërshtojnë vizitën

10/05/2025
Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

Vizita e Costas në Ballkan: Të mërkurën zbarkon në Kosovë – me kë do të takohet?

10/05/2025
Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

Kina “thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin” e tensioneve midis Indisë dhe Pakistanit

10/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.