Memli Krasniqi, kryetari i PDK-së, mbrëmë ka mbajtur tubimin e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore në lagjen Kolovica të Prishtinës.
Në një postim në Facebook, ai u shpreh se nga aty morën energji, mobilizim dhe fitore.
Lagjet e Prishtinës janë të bashkuara. ‘MaMirë’ është vendimi i tyre”.
“‘MaMirë’ është edhe misioni ynë. Faleminderit nga zemra për mbështetjen tuaj të jashtëzakonshme. Ky është momenti ynë!”, ka thënë Krasniqi.