Gazetari i njohur, Lirim Mehmetaj ka njoftuar së fundi se u kanos nga dy persona, e të njëjtit sot janë arrestuar nga Policia e Kosovës, duke thënë se në vazhdim me siguri do të arrestohen edhe të tjerë, shkruan GazetaDemos.
Mehmetaj shprehet i mllefosur ndaj kryeministrit Kurti, teksa thotë që “ai po instrumentalizon qytetarët e shkretë me ia kry punën që vetë nuk guxon”.
“Në instancë të fundit, më vjen keq për këta persona të instrumentalizuar nga pushteti. Me siguri, secili prej tyre nuk i ka mirë punët personalisht, e pikërisht kjo është shtresa që më së shumti e eksploaton Vetëvendosja e Albin Kurtit.Ata, duke keqshfrytëzu fatkeqësitë individuale të njerëzve, i bindin që arsyeja e gjendjes së mjerueshme që e kanë, nuk është qeveria që nuk punon po gazetari që kritikon qeverinë për mos punë”, u shpreh ai.
“Të dashur, mos i nxjerrni telashe vetës kot, nuk jemi çliru nga Serbia që me u frikësu nga një derivat i tyre siç është Albin Kurti, kështu që shterpe janë tentativat. Më mirë është të bëhemi bashkë e t’i mbajmë përgjegjëse qeveritë. Tash ju jeni në dhomë burgu a Dejona Mihaili jashtë t’u koordinu vjedhje; Martin Berishaj t’u marrë para prej Serbisë; Mimoza Kusari-Lila t’u bisedu me Radojiçiç-in e Hekuran Murati t’u ble toka në emër të dostave në Sojevë, Jashanicë e Jezerc.Ata janë bo milionerë, fëmijët i kanë në shkolla privat jashtë Kosovës, shtëpitë në lagje ekskluzive e pushimet i bëjnë në ishuj të Greqisë”, tha Mehmetaj.
Ndërkaq, sot Policia ka njoftuar për kapen e dy personave që dyshohen që e kërcënuan gazetarin përmes rrjeteve sociale.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Postimi i plotë:
Albin Kurti që i instrumentalizon qytetarët e shkretë me ia kry punën që vetë nuk guxon
Dje policia e Kosovës, njësiti i krimeve të rënda, i ka arrestuar 2 persona për kanosje ndaj meje.
Ditët në vazhdim me siguri ka me i arrestu edhe disa të tjerë.
Në instancë të fundit, më vjen keq për këta persona të instrumentalizuar nga pushteti.
Me siguri, secili prej tyre nuk i ka mirë punët personalisht, e pikërisht kjo është shtresa që më së shumti e eksploaton Vetëvendosja e Albin Kurtit.
Ata, duke keqshfrytëzu fatkeqësitë individuale të njerëzve, i bindin që arsyeja e gjendjes së mjerueshme që e kanë, nuk është qeveria që nuk punon po gazetari që kritikon qeverinë për mos punë.
Të dashur, mos i nxjerrni telashe vetës kot, nuk jemi çliru nga Serbia që me u frikësu nga një derivat i tyre siç është Albin Kurti, kështu që shterpe janë tentativat.
Më mirë është të bëhemi bashkë e t’i mbajmë përgjegjëse qeveritë.
Tash ju jeni në dhomë burgu a Dejona Mihaili jashtë t’u koordinu vjedhje; Martin Berishaj t’u marrë para prej Serbisë; Mimoza Kusari-Lila t’u bisedu me Radojiçiç-in e Hekuran Murati t’u ble toka në emër të dostave në Sojevë, Jashanicë e Jezerc.
Ata janë bo milionerë, fëmijët i kanë në shkolla privat jashtë Kosovës, shtëpitë në lagje ekskluzive e pushimet i bëjnë në ishuj të Greqisë.
Nuk m’i keni dhënë mu miliardat me qeverisë me Kosovën po Albin Kurtit.
Hajde iu kërkojmë llogari bashkë e mos u bëni vegla të tyre.
Mos harroni se me mu keni ngjashmëri jo me ata.
Unë jam i rrast kredi sikur ju, unë i kalkuloj të ardhurat mujore sikur ju, mu m’tmerrojnë faturat e rrymës sikur juve, mu ma prish balancin mujor komplet veç diçka pak me mu prish kerri, sikur juve. Unë duhet me i thirr vëllezërit në Gjermani me iu thanë nimomani pak qetë muaj, sikur ju.
Na jemi bashkë. Qeveria kriminale po do me na kthy kundër njeri tjetrit, që me mujtë me vazhdu me vjedhë.
Hajde mos t’i lëmë.