Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Drenas, ku një shofer ka humbur kontrollin mbi automjetin e tij pasi ishte live në telefon gjatë vozitjes.
Fatmirësisht, nuk raportohet për viktima, por aksidenti ka shkaktuar dëme materiale dhe ka bllokuar përkohësisht trafikun, shkruan Gazeta Papirus.
Ju bëjmë apel për shmangien e përdorimit të telefonit gjatë vozitjes, pasi një moment pakujdesie mund të ketë pasoja serioze./Gazeta Papirus
Ndiqeni videon: