Një pacient i Institutit të Psikiatrisë Forenzike që ishte arratisur javën e kaluar nga ky institucion, është ndaluar nga Policia.
23-vjeçari E. Kalaja, siç merr vesh mediumi “Sinjali” është kapur dje nga Policia, një javë pasi kishte ikur nga Institutit të Psikiatrisë Forenzike.
Ai është kthyer dje sërish në këtë institucion.
E. Kalaja kishte ikur duke e kapërcyer murin e oborrit të institutit dhe kjo ishte hera e tretë që ai e “la” Institutin.
I njëjti me vendim të gjykatës është nën masën e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.