Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për deputete me numrin 68, Aurora Berisha, ka thënë se qytetarët po binden se PDK’ja dhe kandidati i tyre për kryeministër, Bedri Hamza, janë alternativa e vetme.
Berisha këtë e ka thënë pas një takimi me banorët e Krajkovës dhe Damanekut të Drenasit.
“Banorët e Krajkovës dhe Damanekut na dhanë një mbështetje të jashtëzakonshme. Qytetarët çdo ditë po binden së PDK-ja dhe Bedri Hamza janë alternativa e vetme për Kosovën”, ka thënë Berisha.