Kandidati për deputet nga PDK, Xhemshit Krasniqi, ka shpërndarë në rrjetin e tij social Facebook një mesazh pas vizitave në dy institucione fetare, Bashkësinë Islame dhe Kishën Katolike, shkruan Gazeta Papirus.
Ai theksoi se këto vizita ishin një mundësi për të promovuar bashkëjetesën fetare dhe unitetin mes qytetarëve të Kosovës.
Krasniqi u shpreh i kënaqur për mundësinë që pati të njihej më nga afër me veprimtaritë e këtyre dy institucioneve dhe të diskutonte për rëndësinë e harmonisë dhe respektit reciprok mes komuniteteve fetare.
Në përfundim të postimit, ai përdori #Mamirë, #BedriHamza1 dhe #XhemshitKrasniqi87 për të shprehur angazhimin e tij për një të ardhme më të mirë dhe të bashkuar për vendin.
/Gazeta Papirus/